Rreth Kursit
Kursi i Gjuhës Shqipe – Niveli C1 (I Avancuar)
Ky kurs i nivelit C1 përbëhet nga 80 orë akademike, të strukturuara në 24 mësime tematike dhe 8 njësi përsëritëse. Synimi i kursit është të udhëheqë studentët drejt zotërimit të avancuar të gjuhës shqipe, duke i aftësuar të flasin rrjedhshëm, saktë dhe në mënyrë të përshtatshme në kontekste komplekse akademike, shoqërore dhe kulturore.
Lexim & Kuptim – nëpërmjet teksteve autentike, analitike dhe historike
Të folur – me fokus në debat, argumentim të strukturuar dhe reagim të shpejtë në biseda
Të shkruar – nëpërmjet eseve të avancuara, teksteve formale dhe shprehjes krijuese
Gramatikë – struktura të avancuara, forma të përbëra dhe shprehje idiomatike
Kohëzgjatja: 80 orë akademike
Formati: Online ose me prani fizike në Berlin
Grupi: 4–6 pjesëmarrës për një përvojë mësimore të personalizuar dhe interaktive
Çfarë do të mësoni?
Të kuptoni dhe analizoni tekste të gjata dhe komplekse
Të merrni pjesë rrjedhshëm në diskutime akademike dhe publike
Të shpreheni me saktësi, stil të pasur dhe përdorim natyral të gjuhës
Të përdorni gramatikën komplekse dhe një fjalor të avancuar në çdo kontekst
Materialet përfshijnë
Libra dhe burime referimi
Video
Mbi 10 artikuj dhe tekste
Detyra praktike
Certifikatë përfundimi
Plani mësimor
Mësimi 1 – Gjuha shqipe mes gjuhëve të tjera
Diskutim mbi rrënjët indoevropiane të shqipes dhe rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja. Fokus te proverbat dhe tekstet përshkruese.
Mësimi 2 – Pse të vizitosh Shqipërinë
Turizmi, kultura dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë. Përdorimi i përemrave dhe tregime udhëtimi.
Mësimi 3 – Trupi dhe karakteri njerëzor
Përshkrimi i pamjes dhe karakteristikave personale, figura historike dhe ese personale. Fjalë të përbëra.
Njësia e përsëritjes 1
Mësimi 4 – Media
Analizë e mediave të shkruara dhe digjitale. Ese mbi ndikimin e medias. Kohë e ardhme në të shkuarën.
Mësimi 5 – Si të shkruajmë kërkesa, letra, mesazhe…
Korespondencë formale dhe joformale, ndryshime stilistike. Letrat e rekomandimit dhe emailet profesionale.
Mësimi 6 – Puna dhe karriera
Aplikime për punë, intervista dhe përshkrimi i profesioneve. Shprehje me parafjalë.
Njësia e përsëritjes 2
Mësimi 7 – Turizmi dhe orientimi
Trashëgimia kulturore, udhëtimi për grupmosha të ndryshme. Ese dhe këshilla për turistët. Pjesët përbërëse të fjalëve.
Mësimi 8 – Blerjet dhe argëtimi
Blerje online, argëtimi në të kaluarën dhe sot. Ese krahasuese. Prapashtesat.
Mësimi 9 – Historia, biografia dhe parashikimi
Tregime historike dhe biografike. Si të shkruajmë një biografi. Prapashtesat.
Njësia e përsëritjes 3
Mësimi 10 – Shtëpia, mobilimi, lagjja
Pjesë nga Ismail Kadare, përshkrimi i hapësirave dhe interpretimi i artit. Fjalë me parashtesa dhe prapashtesa.
Mësimi 11 – Paraja dhe bankat
Sistemi bankar, kartat dhe shprehje financiare. Ese mbi zakonet personale të menaxhimit të parave. Emërzimi i përemrave pronorë.
Mësimi 12 – Çështje shoqërore dhe mjedisore
Ndotja, dhuna në familje, privatësia. Ese argumentuese dhe struktura të avancuara paragrafi.
Njësia e përsëritjes 4
Mësimi 13 – Teknologjia dhe përdorimi i saj
Epoka digjitale, ndikimi i pajisjeve të zgjuara. Tekste udhëzuese. Fokus te idetë kryesore.
Mësimi 14 – Mistere dhe bestytni
Legjenda urbane, paragjykime dhe magji. Tregime dhe përdorimi i homonimeve.
Mësimi 15 – Reklama dhe suksesi
Vetëprezantimi, reklama. Ese mbi perceptimin dhe realitetin. Shprehje idiomatike.
Njësia e përsëritjes 5
Mësimi 16 – Shprehja e mendimeve
Tregime prekëse, të drejtat e fëmijëve, varfëria. Ese mendimi dhe diskutime mbi çështje delikate.
Mësimi 17 – Familja
Roli i familjes, dilemat e edukimit, këshilla për prindërimin. Gjuhë figurative.
Mësimi 18 – Ushqimet dhe pijet
Kuzhina shqiptare dhe krahasime me kuzhinat ndërkombëtare. Receta dhe fjalor i lidhur me ushqimin.
Njësia e përsëritjes 6
Mësimi 19 – Miqësia
Reflektime mbi miqësinë dhe marrëdhëniet shoqërore. Letrat personale. Shkallëzimi i mbiemrave.
Mësimi 20 – Sportet
Raportimi sportiv, stresi dhe çështje etike. Drejtshkrimi dhe parafjalët e përbëra.
Mësimi 21 – Speciet në rrezik zhdukjeje
Mbrojtja e kafshëve dhe ndërgjegjësimi ekologjik. Kërkesa zyrtare dhe terminologji specifike.
Njësia e përsëritjes 7
Mësimi 22 – Elementë të trashëgimisë sonë kulturore
Vepra klasike, ligji i të drejtës së autorit dhe pirateria. Ligje dhe ese kulturore.
Mësimi 23 – Librat
Leximi tradicional dhe digjital, estetika letrare dhe dezinformimi. Emërzimi dhe rasa gjinore.
Mësimi 24 – Bashkëjetesa fetare
Tekste nga Papa Françesku dhe Kadare. Ese dhe diskutime mbi tolerancën dhe harmoninë fetare.
Njësia e përsëritjes 8
Ky kurs përfshin:
- Leksione 24
- Kohëzgjatja 80 Orë Mësimore
- Niveli I avancuar
- Certifikatë pjesëmarrjeje Po
- Diesen Kurs teilen
Kurse të Ngjashme
Shqip A1 – Niveli Fillestar
Fillo udhëtimin tënd në gjuhën shqipe!- Mëso bazat: përshëndetjet, numrat dhe fjalitë e thjeshta
- Fito siguri në komunikimin e përditshëm
- Perfekte për udhëtarë, fillestarë dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri apo Kosovë
Shqip A2 – Niveli Elementar
Thello njohuritë e tua në gjuhën shqipe!- Forco fjalorin dhe strukturat gramatikore të mësuara
- Praktiko aftësitë gjuhësore me ushtrime të integruara
- Reflekto mbi përparimin dhe merr komente personale nga mësuesit
Shqip B1 – Niveli i Mesëm
Zgjero aftësitë e tua komunikuese!- Kupto tekste tregimtare dhe informuese në gjuhën shqipe
- Merr pjesë në biseda mbi tema të ndryshme
- Shkruaj mendime dhe histori personale me qartësi dhe strukturë të saktë
Shqip B2 – Niveli mbi Mesatar
Zgjero aftësitë e tua komunikuese!- Kupto tekste komplekse tregimtare, informuese dhe argumentuese
- Shkruaj ese, letra dhe tekste të strukturuara mirë me qartësi
- Merr pjesë në diskutime mbi tema të thella sociale, kulturore dhe personale
Shqip C1 – Niveli i Avancuar
Bëhu ekspert i gjuhës shqipe!- Kupto dhe analizo tekste të gjata dhe komplekse
- Shprehu me saktësi, stil të pasur dhe rrjedhshmëri natyrale të gjuhës
- Merr pjesë rrjedhshëm në diskutime akademike dhe publike
Shqip C2 – Niveli Kompetent i Gjuhës
Bëhu ekspert i gjuhës shqipe!- Kupto dhe interpreto tekste komplekse në stile të ndryshme
- Diskuto lirisht mbi tema akademike, etike dhe kulturore
- Shprehu me qartësi, thellësi dhe strukturë të saktë në të folur dhe të shkruar