shape
shape
shape

Mësoni më shumë për ne

Akademia juaj gjuhësore dhe kulturore në Berlin

Akademia Shqipe për Gjuhë dhe Kulturë është një institut gjuhësor dhe kulturor me seli në Berlin, i specializuar në mësimdhënien e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj. E themeluar nga Arta Sopaj-Nezaj, akademia jonë mbështet si individët ashtu edhe profesionistët që dëshirojnë të mësojnë shqip për arsye akademike, profesionale apo personale.

Na kontakto

Çfarë Përfaqësojmë

Edukim që të zhvillon

Mësim i përshtatur për jetën reale

Kursët tona përshtaten me nevojat tuaja specifike, qoftë për karrierë, studime apo integrim kulturor. Ne fokusohemi te aplikimi praktik, për të siguruar që njohuritë të jenë të përdorshme menjëherë.

Metoda interaktive dhe tërheqëse

Mësimi duhet të jetë dinamik dhe i këndshëm! Përdorim teknika moderne mësimdhënieje, biseda reale dhe ushtrime interaktive për ta bërë përvojën e të nxënit sa më efikase dhe motivuese.

Një urë kulturore

Ne ofrojmë njohuri për kulturën, historinë dhe traditat shqiptare, duke ndihmuar studentët të ndërtojnë lidhje domethënëse dhe të kuptojnë më thellë gjuhën që mësojnë.

Arta Sopaj

Linguistics and Literature

Themeluese e Akademisë për Gjuhë dhe Kulturë Shqipe

Gjuhëtare | Hulumtuese | Promovuese e Kulturës Shqiptare

 

Arta Sopaj është themeluese e Akademisë për Gjuhë dhe Kulturë Shqipe në Berlin. E lindur në Zvicër, e rritur në Kosovë dhe tashmë e vendosur në Gjermani, rrugëtimi i saj personal dhe profesional përfaqëson përvojën e shumë pjesëtarëve të diasporës shqiptare.

Ajo është ligjëruese e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj dhe merret me kërkime në fushat e gjuhës, identitetit dhe diasporës shqiptare në Evropë.

Përmes Akademisë, Arta synon të krijojë një hapësirë të gjallë e gjithëpërfshirëse, ku gjuha shqipe mësohet me pasion, kultura shqiptare përjetohet me thellësi dhe lidhja me atdheun kultivohet çdo ditë. Për të, të mësuarit e shqipes nuk është vetëm arsimim – është ndërtim urash mes brezave, vendeve dhe zemrave. 

Motoja e saj personale:
“Gjuha është atdheu që e mbajmë me vete, kudo që shkojmë.”


Themeluesja e Akademisë

Njihuni me Arta Sopaj-Nezaj

Vizioni Ynë

Një vështrim në të ardhmen

Një Institucion Lider

Misioni ynë është që Akademia Shqipe të jetë institucioni udhëheqës për mësimin e gjuhës shqipe në Berlin dhe më gjerë. Akademia është një hapësirë ku gjuha dhe kultura shqiptare promovohen dhe ruhen, dhe ku të huajt kanë mundësinë të përjetojnë pasurinë e trashëgimisë shqiptare.

Përsosmëri Akademike

Me përkushtim ndaj profesionalizmit, inovacionit, fleksibilitetit dhe cilësisë akademike, Akademia Shqipe po vendos standarde të reja në arsimin e gjuhës shqipe dhe në shkëmbimin ndërkulturor. Qoftë për punë, studime, udhëtime apo zhvillim personal – ne jemi këtu për t’ju udhëhequr në këtë rrugëtim gjuhësor.

cta
cta

Çfarë na bën të veçantë?

Ndryshe nga institutet e përgjithshme gjuhësore që ofrojnë shumë gjuhë, Akademia Shqipe është e specializuar vetëm në mësimdhënien e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj. Kjo përqendrim na lejon të ofrojmë një përvojë të thellë dhe cilësore mësimore, duke përdorur metoda moderne dhe plane mësimore të përshtatura sipas nevojave specifike të çdo studenti.