Shqip C2

Mësuese
Arta Sopaj-Nezaj

Kategoria
Gjuhë

Rreth Kursit

Kursi i Gjuhës Shqipe – Niveli C2 (Kompetent)

Ky kurs i nivelit C2 përfshin 80 orë akademike, të ndara në 24 mësime tematike dhe 8 njësi përsëritëse. Është projektuar për nxënës që tashmë zotërojnë në nivel të lartë gjuhën shqipe dhe dëshirojnë të arrijnë qartësi, nuanca dhe fleksibilitet gjuhësor në të gjitha kontekstet – akademike, profesionale dhe kulturore.

Lexim & Kuptim – tekste letrare, shkencore dhe shoqërore të avancuara
Të folur – argumentim, diskutim kritik, shprehje personale dhe ndërveprim spontan
Të shkruar – ese, analiza, letra formale, komente kulturore dhe reflektime të strukturuara
Gramatikë – përdorim i avancuar i frazave emërore, emërzimit, frazeologjisë dhe lidhëzave

Kohëzgjatja: 80 orë akademike
Formati: Online ose me prani fizike në Berlin
Grupi: 4–6 pjesëmarrës për një përvojë të avancuar dhe të personalizuar

Çfarë do të mësoni?

  • Të kuptoni dhe interpretoni tekste komplekse në stile të ndryshme

  • Të shprehni ide të thella, të nuancuara dhe të strukturuara qartë në të folur dhe të shkruar

  • Të merrni pjesë rrjedhshëm në diskutime akademike, etike dhe kulturore

  • Të përdorni fjalor të pasur, fleksibilitet stilistik dhe gramatikë të avancuar me saktësi

Materialet përfshijnë

  • Libra dhe burime referimi

  • Video

  • Mbi 10 artikuj dhe tekste

  • Detyra praktike

  • Certifikatë përfundimi

Plani mësimor

Analizë tekstesh nga Camaj dhe Poradeci. Diskutim mbi paraqitjen e shqiptarëve në letërsi (Azem Shkreli). Fokus: struktura frazash mbiemërore dhe frazeologji përshkruese.

Tekste mbi burimet e pastra si energjia diellore, hidro dhe gjeotermale. Shkrim mbi alternativat e rinovueshme. Fokus: renditja e frazave emërore dhe terminologjia.

Tekste vendase dhe ndërkombëtare mbi biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike. Komente për ruajtjen dhe mbrojtjen e specieve. Fokus: frazeologji ndajfoljore.

Lexime mbi qytetet e lashta shqiptare dhe qytetërimet. Diskutim mbi albanofilinë dhe rrënojat. Fokus: drejtshkrimi i fjalëve të përbëra dhe idiomat foljore.

Tregime si “Besa e Kostandinit” dhe “Princesha Argjiro.” Shkrim mbi figura mitologjike dhe paralele kulturore. Fokus: forma shumës mashkullore dhe idioma me “akull.”

Informacione mbi bimë dhe kafshë të rralla, si tulipani shqiptar. Projekt për mbrojtjen e natyrës. Fokus: forma shumës femërore dhe idioma me “fund.”

Tekste mbi përfitimet e kamomilit, aloe verës dhe arrës. Fokus: përputhja e përcaktorëve dhe idioma me “arrë.”

Tekste mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe arsimi gjithëpërfshirës. Shkrim reflektues. Fokus: përdorimi i nyjave dhe idioma me “baltë.”

Tradhtia në shoqëri dhe media, dhe shkaqet e saj. Fokus: koordinimi i kohëve dhe idioma me “fytyrë.”

Lloje dhe funksione të humorit. Efektet emocionale dhe shoqërore. Fokus: format e foljeve në trajtën lidhore dhe idioma me “bar.”

Diskutime mbi transplantet, printimin 3D dhe fenë. Tregime të vërteta dhe ese. Fokus: lidhëzat bashkërenditëse dhe idioma me “bark.”

Lexime mbi klonimin dhe modifikimet gjenetike. Shkrime pro dhe kundër përparimeve shkencore. Fokus: lidhëzat nënrenditëse dhe idioma me “bisht.”

Lexime mbi Marsin dhe jetën jashtëtokësore. Fokus: emërzim (I) dhe idioma me “sy.”

Varësia nga lojërat, ndikimi në familje dhe reflektime shoqërore. Fokus: emërzim (II) dhe idioma me “buzë.”

Bakteret, higjiena, vaksinat dhe antibiotikët. Fokus: shenjimi pikësimi dhe idioma me “daulle.”

SIDA, vetmia dhe përkujdesja ndaj të moshuarve. Fokus: struktura eliptike fjalish dhe idioma me “këmbë.”

Thënie nga Ajnshtajni dhe tregime mbi gjenitë. Fokus: struktura paragrafi dhe idioma me “zemër.”

Diskutim mbi iso-polifoninë dhe emocionet kulturore. Tekste nga media dhe variante leksikore.

Tekste mbi “Guva e Lepenicës” dhe artistë si Idromeno dhe Kodra. Fokus: frazeologji sinonimike.

Pjesë nga Visar Zhiti dhe Pjetër Arbnori. Reflektime mbi jetën totalitare. Fokus: frazeologji antonimike.

Lexime mbi historinë e parlamentit dhe Kanunin. Shkrim tekstesh ligjore dhe udhëzues. Fokus: idioma me strukturë të dyfishtë.

Sfidat gjuhësore për fëmijët emigrantë. Ese dhe këshilla për ruajtjen e gjuhës. Fokus: idioma me tre pjesë.

Tekste në formë raporti mbi luftën dhe paqen. Reflektim mbi artin dhe konfliktin. Fokus: idioma me më shumë se tre elementë.

Fjalime dhe analiza të figurave si Ismail Kadare. Shkrimi i biografive dhe përmbledhje e veprave kryesore. Fokus: terminologji specifike dhe idioma me ndërtim fjalie.

Ky kurs përfshin:

Kurse të Ngjashme