Rreth Kursit
Kursi i Gjuhës Shqipe B2
Ky kurs i nivelit B2 përfshin 80 orë akademike, të ndara në 24 mësime tematike dhe 8 njësi përsëritëse. Qëllimi i tij është të zhvillojë kompetencën e përparuar në gjuhën shqipe, duke i mundësuar studentëve të përdorin gjuhën në mënyrë të rrjedhshme, të saktë dhe natyrale në situata komplekse personale, shoqërore, kulturore dhe profesionale.
Lexim & Kuptim teksti | Të folur | Të shkruar | Njohuri gramatikore
Temat e kursit pasqyrojnë përvoja reale jetësore, diskutime komplekse dhe çështje aktuale, duke ofruar mundësi për analizë, debat dhe shprehje të mendimeve personale.
Formati: Online ose me prezencë fizike në Berlin
Madhësia e grupit: 4–6 pjesëmarrës, për një ambient të përqendruar dhe interaktiv
Çfarë do të mësoni?
Të kuptoni tekste komplekse tregimtare, informuese dhe argumentuese
Të merrni pjesë në diskutime mbi tema të thella shoqërore, kulturore dhe personale
Të shkruani ese, letra dhe tekste të strukturuara me qartësi
Të përdorni gramatikën me siguri dhe fjalor të pasur në kontekste të ndryshme
Materialet përfshijnë
Libra dhe burime referimi
Video
Mbi 10 artikuj dhe tekste
Detyra praktike
Certifikatë përfundimi
Plani mësimor
Mësimi 1 – Gjendjet emocionale dhe ndjenjat
Shprehja e përvojave emocionale, këshillimi dhe mbështetja ndaj miqve.
Mësimi 2 – Zgjedhja e një shtëpie
Gjetja e shtëpisë ideale, stilet arkitekturore dhe përshkrimi i hapësirës së banimit.
Mësimi 3 – Sigurimi i jetesës
Papunësia, emigrimi dhe ndjekja e një jete më të mirë.
Njësia e Përsëritjes 1
Mësimi 4 – Përshëndetje nga…
Përvoja udhëtimi, destinacione turistike dhe rrëfime personale nga udhëtimet.
Mësimi 5 – Stilet e jetës
Stile të ndryshme jetese dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme.
Mësimi 6 – ‘Gjuha’ e ngjyrave
Si ndikojnë ngjyrat në personalitet dhe si shprehin emocionet.
Njësia e Përsëritjes 2
Mësimi 7 – Sfidat në komunikim
Gjuha e trupit, komunikimi verbal dhe joverbal, rëndësia e gjuhës amtare.
Mësimi 8 – Njoftime për të gjithë
Llojet e njoftimeve, planifikimi i ngjarjeve dhe mendime për suksesin.
Mësimi 9 – Të kërkosh falje
Faljet, arsyetimet dhe mënyrat efektive për të shprehur keqardhje.
Njësia e Përsëritjes 3
Mësimi 10 – Papunësia dhe pasojat e saj
Politikat sociale, përpjekjet për punësim dhe histori suksesi.
Mësimi 11 – Njerëzit dhe kafshët
Marrëdhëniet me kafshët shtëpiake dhe përvoja personale me to.
Mësimi 12 – Mjedisi në rrezik
Ndryshimet klimatike, ndotja dhe kujdesi ndaj natyrës.
Njësia e Përsëritjes 4
Mësimi 13 – Udhëtarët e huaj që dashurohen me Shqipërinë
Rrëfime nga vizitorët ndërkombëtarë dhe përshtypjet e tyre për Shqipërinë.
Mësimi 14 – Rrethi i jetës
Etapat e jetës, reflektime dhe rrëfime personale.
Mësimi 15 – Drama Shqipe
Historia e dramës shqiptare dhe interpretimi i veprave letrare.
Njësia e Përsëritjes 5
Mësimi 16 – Bashkëpunimi është çelësi i suksesit
Shembuj realë bashkëpunimi në familje dhe komunitet.
Mësimi 17 – Varfëria: një plagë sociale
Shkaqet e varfërisë dhe reflektime mbi pasurinë e vërtetë.
Mësimi 18 – Harresa
Shkaqet dhe pasojat e harresës, kujtimet dhe përvojat personale.
Njësia e Përsëritjes 6
Mësimi 19 – Sa shumë e dua peshkimin!
Përshkrimi i përvojave në peshkim dhe fjalori përkatës.
Mësimi 20 – Kamerat dhe e drejta për privatësi
Debate rreth sigurisë dhe respektimit të hapësirës personale.
Mësimi 21 – Të jetosh nën stres
Balancimi mes punës dhe kohës së lirë, këshilla për reduktimin e stresit.
Njësia e Përsëritjes 7
Mësimi 22 – Gjëra që do ta ndryshojnë botën
Teknologjitë e reja dhe ndikimi i tyre në jetën tonë.
Mësimi 23 – Dëshirat e mia
Planet për të ardhmen, figurat frymëzuese dhe motivimi.
Mësimi 24 – Ta ruajmë dhe pasurojmë gjuhën tonë
Gjuha letrare standarde, dialektet dhe rëndësia e ruajtjes së gjuhës.
Njësia e Përsëritjes 8
Ky kurs përfshin:
- Leksione 24
- Kohëzgjatja 80 Orë Mësimore
- Niveli Mbi-Mesatar
- Certifikatë pjesëmarrjeje Po
- Diesen Kurs teilen
Kurse të Ngjashme
Shqip A1 – Niveli Fillestar
Fillo udhëtimin tënd në gjuhën shqipe!- Mëso bazat: përshëndetjet, numrat dhe fjalitë e thjeshta
- Fito siguri në komunikimin e përditshëm
- Perfekte për udhëtarë, fillestarë dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri apo Kosovë
Shqip A2 – Niveli Elementar
Thello njohuritë e tua në gjuhën shqipe!- Forco fjalorin dhe strukturat gramatikore të mësuara
- Praktiko aftësitë gjuhësore me ushtrime të integruara
- Reflekto mbi përparimin dhe merr komente personale nga mësuesit
Shqip B1 – Niveli i Mesëm
Zgjero aftësitë e tua komunikuese!- Kupto tekste tregimtare dhe informuese në gjuhën shqipe
- Merr pjesë në biseda mbi tema të ndryshme
- Shkruaj mendime dhe histori personale me qartësi dhe strukturë të saktë
Shqip B2 – Niveli mbi Mesatar
Zgjero aftësitë e tua komunikuese!- Kupto tekste komplekse tregimtare, informuese dhe argumentuese
- Shkruaj ese, letra dhe tekste të strukturuara mirë me qartësi
- Merr pjesë në diskutime mbi tema të thella sociale, kulturore dhe personale
Shqip C1 – Niveli i Avancuar
Bëhu ekspert i gjuhës shqipe!- Kupto dhe analizo tekste të gjata dhe komplekse
- Shprehu me saktësi, stil të pasur dhe rrjedhshmëri natyrale të gjuhës
- Merr pjesë rrjedhshëm në diskutime akademike dhe publike
Shqip C2 – Niveli Kompetent i Gjuhës
Bëhu ekspert i gjuhës shqipe!- Kupto dhe interpreto tekste komplekse në stile të ndryshme
- Diskuto lirisht mbi tema akademike, etike dhe kulturore
- Shprehu me qartësi, thellësi dhe strukturë të saktë në të folur dhe të shkruar